Teknika e të lexuarit në 5 hapa për të kuptuarit e saktë të tekstit ne gjuhen angleze

Lexim ne anglishtNëse vërtet duhet ose dëshiron ta kuptosh me themel një tekst ne gjuhen angleze (sepse ai i përket, për shembull, lëndës së provimit ose të intereson shumë), atëherë të ndihmon shkëlqyeshëm teknika e të lexuarit në 5 hapa. Ajo është e përshtatshme posaçërisht për tekstet shkencore-popullarizuese (p.sh., nga dituria për natyrën). Ajo, megjithatë, mund të përdoret po ashtu edhe te tekstet letrare (tregimi, romani). Kjo teknikë funksionon sipas këtyre hapave:

1. Lexoje fluturimthi tekstin dhe krijo një ide për të

Qëllimi është që të kesh një ide në vija të trasha për tekstin. Prandaj, lexoji titullin dhe të gjithë mestitujt, shikoji ilustrimet, shikoji të gjithë kapitujt veç e veç. Te librat: Lexoji rezymetë prapa në kopertinë ose në faqen e parë a të dytë të brendshme, lexoje pasqyrën e përmbajtjes, lexoje tejetej parathënien ose hyrjen.

2. Shtro pyetje për tekstin Çka do të dëshiroje të dije për tekstin dhe çka të intereson? Çka di tashmë dhe çka do të dëshiroje të dije më thellë për të? Shkruaji në një fletë pyetjet e tua dhe lë vend për pyetje të tjera.

3. Lexoje tash tekstin saktësisht tejetej Lexoje i përqendruar tekstin në tërësi.

Te tekstet ose te librat më të gjatë, ndaje atë në pjesë më të vogla, të cilat ti mund t’i zotërosh (ndarje, faqe, kapitull). Pas çdo pjese, merre fletëpyetjen e hapit 2 dhe shoshite mirë se çka mund të përgjigjesh tash. Mbase, shënoji edhe pyetjet shtesë që ta kanë tërhequr vëmendjen gjatë leximit. Te tekstet e gjata mund t’i shenjosh të rëndësishmet, ashtu siç është përshkruar në hapin 4b.

4. Shenjo të rëndësishmen, përgjigju pyetjeve, rezymoje/përmblidhe tekstin

a) Kur ta kesh përfunduar së lexuari tekstin, shikoji pyetjet e tua të hapave 2 dhe 3 dhe, nëse është e mundshme, përgjigju.

b) Shenjoje çdo gjë të rëndësishme në tekst (nënvizoje, shenjoje me laps vezullues, nënvizoje rreshtin). Eventualisht mbaj shënime anësore. Te librat, në të cilët nuk mund të shkruash, përdore lapsin ose vëre një skedë aty. «Shenijimi i së rëndësishmes në tekst; mbajtja e shënimeve anësore».

c) Hartoje një rezyme të tekstit me fjalët e tua. Kjo të ndihmon ta shoshitësh në mendje edhe një herë saktësisht krejt përmbajtjen.

5. Përsërite përmbajtjen Një apo dy ditë më vonë:

Shikoje edhe një herë tekstin me shenjime nga hapi 4. Provoje që ta riprodhosh përmbajtjen në kokë ose në letër sa më shumë që të jetë e mundshme. Kontrolloje përmes tekstit origjinal se a ke harruar diçka.

Kur ke vetëm pak kohë… …

mund të përdorësh një formë të shkurtër të kësaj metode, me të cilën, natyrisht, mëson diçka më sipërfaqësore. 60

1. Lexoje fluturimthi tekstin dhe krijoje një ide Krejtësisht njëjtë si më sipër; lexoje aty!

2. Shtro pyetje për tekstin Krejtësisht njëjtë si më sipër; lexoje aty!

3. Lexoje tekstin tejetej në themel Tekstin e gjatë ndaje në pjesë. Pas çdo pjese (ndarje, kapitull) bëje një pauzë dhe përsërite në mendje për mbajtjen.

4. Përgjigju pyetjeve të tua, përsërite tekstin në mendje Përgjigju pyetjeve nga hapi 2. Në fund, përsërite edhe një herë në mendje tekstin e plotë. Më së miri, këtë bëje së paku dy herë: Menjëherë pas leximit dhe dy ditë më vonë.

About I.A.L.C. Group
www.ialc-group.com

2 Responses to Teknika e të lexuarit në 5 hapa për të kuptuarit e saktë të tekstit ne gjuhen angleze

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: