Gjetja shpejt e shpejt e diçkaje në fjalor anglisht shqip ose në leksikon

meso permendesh anglisht

Te kujtuarit e fjaloritShumë vepra referimi janë të ndërtuara sipas alfabetit. Të tillë janë fjalorët drejtshkrimorë, fjalorët dygjuhësorë, leksikonët, libri i numrave të telefonit, regjistrat etj. Këta libra janë shumë të rëndësishëm për ne, sepse përmbajnë informata të rëndësishme. Ne duhet t’i përdorim patjetër. Mirëpo, këtë mund ta bëjmë vetëm nëse e njohim ABC-në përmendsh si dhe i zotërojmë disa truke. Kush nuk i di këto, nuk mund t’i përdorë drejt këta libra dhe është jashtë loje. Këtu i gjen «Rregullat më të rëndësishme të lojës» dhe shumë këshilla të përdorimit sipas rendit alfabetik të veprave të referimit. Ushtroji më së miri së bashku me dikë, sepse është më dëfryese!

1. Mësoje ABC-në aq mirë përmendsh sa të mund ta recitosh pa problem. Këshilla për ushtrime:

• Mësoji shkronjat në grupe: abcç ddheë, fggjh, ijkl, llmnnj, opqr, rrssht, thuvx xhyzzh.

• Këndoje një këngë që e di për ABC-në ose sajoje një vetë!

• Punoje një rrip të gjatë me krejt ABC-në. Mbuloje me gisht një shkronjë pa e shikuar fare. Cila shkronjë është fshehur?

• Shkruaje çdo shkronjë në një skedë të vogël. Përziej mirë skedat. Tërhiqi dy skeda dhe dallo shpejt e shpejt: Cila shkronjë është përpara në ABC? Bëje këtë shumë shpesh.

• Punoje të njëjtën me tri skeda; renditi sipas rendit në ABC.

• Merri skedat, tërhiqe një shkronjë dhe dallo shpejt e shpejt: Gjendet kjo shkronjë më afër fillimit, mesit apo fundit të ABCsë?

• Merri skedat, tërhiqe një shkronjë dhe thuaj shpejt: Cila shkronjë ndodhet në ABC para kësaj shkronje dhe cila pas saj?

• Tërhiqe një skedë dhe provo pastaj të hapësh fjalorin përafërsisht aty ku gjenden fjalët me këtë shkronjë (për shembull, B-fjalët më afër fillimit, V-fjalët më afër fundit…).

• Renditja e fjalëve sipas alfabetit: Shkruaje një listë me kafshë, me bimë ose me diçka tjetër dhe renditi sipas alfabetit! Po ashtu, mund t’i renditësh sipas alfabetit edhe fjalët e fjalive të gazetës ose të një libri.

2. Fjalorët anglisht shqip dhe shqip anglisht dhe veprat e tjera të referimit janë ndërtuar kësisoj:fjalor anglisht

Të gjitha fjalët janë të renditura sipas alfabetit, duke filluar nga shkronjat e para (së pari i gjejmë fjalët me A, pastaj fjalët me B etj.; abanoz – bar – cak …). Brenda shkronjës së parë, fjalët janë renditur sipas shkronjës së dytë (te A-fjalët së pari gjenden ato me aa, pastaj ato me ab, pastaj ac, aç, ad etj.: a – abetare – acar – açik – adresë). Brenda shkronjës së dytë ato janë renditur sipas shkronjës së tretë: abdikim – abetare – absolut – abuzim etj. Brenda shkronjës së tretë ato janë renditur sipas shkronjës së katërt etj.

Këshilla për ushtrime (më mirë është vetë i dytë!):

• Puno lista me emra kafshësh, bimësh ose shtetesh të cilat të gjitha fillojnë me shkronjën e njëjtë (p.sh., Australia, Amerika, Austria, Anglia etj.). Më pas, renditi me alfabet sipas shkronjave të dyta!

• Merr skeda të vogla dhe kopjo prej fjalorit fjalë të cilat fillojnë me shkronja të njëjta. Përziej skedat dhe pastaj renditi sipas shkronjave të dyta dhe të treta!

• Merreni fjalorin anglisht dhe shtroni të dytë së bashku pyetje të këtilla: «Cila fjalë vjen e para: mësoj, apo mëtoj? ditë, apo dritë? parakaloj, apo parandaloj?»

• Shkruaj dhjetë fjalë që të bien në mend. Kërkoji në fjalor sa më shpejt që është e mundshme. Mate kohën. Provo një ditë më vonë ta përmirësosh kohën tënde! Kjo mund të bëhet më mirë vetë i dytë dhe të luhet si garë.

About I.A.L.C. Group
www.ialc-group.com

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: