Si mund të gjesh shpejt informata në internet per gjuhen angleze?

kerkim ne internet per anglishtNëse dëshiron të sigurosh informata për një temë (p.sh., për një referat apo për interesa private), ekzistojnë mundësi të ndryshme:

Pyes mesuesin/et

Një zgjidhje shumë e mirë është nëse e njeh dikë që ka njohuri për këtë temë. Atëherë ky person  (mesues/e) mund të t’i sqarojë të gjitha pyetjet e mundshme dhe të të ndihmojë më tej. Pra, mendoje mirë nëse mund ta gjesh dhe ta pyesësh dikë (ndoshta prindërit ose mësuesi/ja mund të ta jepnin një këshillë). Mbase së pari duhet të shkruash një letër ose e-mail, ose të telefonosh për të organizuar një takim.

Informatat nga librat dhe bibliotekat

Ka qindra vjet që librat janë pothuajse burimet më të rëndësishme të informatave. Pra, për çdo temë do të gjesh diçka nëse në afërsi ke një bibliotekë ose një librari. Njeriu i gjen informatat

1.) në librat shkencorë-popullarizues (p.sh., për kafshët, profesionet etj ….)

2.) në leksikone ose në vepra të tjera referimi dhe

3.) në revista. Patjetër përdori këto burime të rëndësishme. Është e rëndësishme ta kuptosh se si duhet kërkuar në bibliotekë. Me siguri bibliotekistja të shpjegon funksionimin dhe të ndihmon. Se a ekziston një libër apo një artikull për temën tënde, këtë po ashtu mund ta gjesh në internet.

Informata nga interneti

Nëse ke kompjuter me internet, ky është burim shumë i mirë i informatave. Më së thjeshti vazhdo kësisoj:

• Zgjidhe një makinë të mirë kërkuese, p.sh. Google (kërko në: http://www.google.com).

• Jep një shkurtesë sa më të saktë të mundshme (më mirë: dy apo më shumë shkurtesa) për temën tënde (p.sh.«gramatika angleze, anglishtja ne mesjete» nëse dëshiron të dish diçka për historine e gjuhes angleze; ose «luani, fabulat», nëse kërkon fabula me luanë).

• Kryesisht fiton pastaj një zgjedhje të madhe të ueb-faqeve. Shiko në mos është ndonjëra nga Wikipedia. Wikipedia është një leksikon i mirë në internet dhe ekziston në shumë gjuhë (mund të japësh http://www.wikipedia.org dhe pastaj sipër, në të djathtë, në fushën e kërkimit, jep shkurtesën). Në shumë gjuhë ekzistojnë po ashtu faqe speciale për fëmijë dhe të rinj (gjermanisht, p.sh., http://www.blinde-kuh.de, http://www.helles-koepfchen.de ose përmbledhja http://www.kinderonline.ch); në gjuhën shqipe mund t‘i shikosh faqet vijuese, edhe pse nuk janë veçanërisht për fëmijë: http://www.mjellma.net/revistamjellma, etj. Burim i mirë janë po ashtu edhe arkivat e gazetave të mëdha, ku zakonisht artikujt kushtojnë pak para. Falas janë artikujt në arkivin e nxënësve/eve http://www.fundus.org. Ai që di një gjuhë tjetër, po ashtu patjetër duhet të kërkojë në këtë gjuhë. Shpeshherë kjo të sjell rezultate shumë interesante.

• Shpesh njeriu, në shumë informacione, mund ta harrojë vetveten. Ky është një rrezik. Pra, kërko me mend dhe saktësisht se cilat faqe (tekste, fotografi, audiofajle) mund t’i shërbejnë diçka mirëfilli qëllimit tënd. Shtypi vetëm ato.

• Prej internetit po ashtu mund të shkarkosh edhe libra për temën tënde. Për këtë duhet të japësh ose emrin e temës sate dhe shkurtesën «libra» (shembull: «Jeta në lashtë- si, librat»), ose i shfrytëzon katalogët e librave online (gjermanisht p.sh. http://www.books.ch ose http://www.buchhandel.de; për gjuhën angleze mund të shikosh në www.mesojanglisht.com , ose per gjuhen shqipe: http://www.gjuhashqipe.com ose http://www.portalialbanologjik.net).

• Në internet, po ashtu, ndodhin edhe shumë keqpërdorime. Kujdes nga pikat vijuese: Mos ia kumto askujt emrin tënd, adresën tënde ose e-mailin. Po ashtu kujdes nga takimet. Mos porosit asgjë pa pëlqimin e prindërve tu. Mos kliko në vegëza/ linke që të duken të çuditshme. Në raste të dyshimta kërkoje ndihmën e prindërve tu ose të mësueses/it.

About I.A.L.C. Group
www.ialc-group.com

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: