Ushtrimi, trajnimi dhe mësimi i gjuhes angleze

mesoni anglisht ne internetKëtu gjen edhe shtatë këshilla të tjera të çmuara të nxënies për të ushtruar dhe për të mësuar përmendsh te gjuhes angleze!

1. Atë që e ushtron drejtpërdrejt para gjumit, shpesh ngulitet në kujtesë në mënyrë veçanërisht të mirë! Para se të shkosh në shtrat, përsëriti fjalët e vështira të anglishtes, vjershën që duhet ta dish në mëngjes, rendin e 12-të (1×12, 2×12 …) ose atë që zaten duhet ta mësosh. Fike dritën dhe mrekullohu të nesërmen se si e ditke befas mësimin e ushtruar!

2. Ajo që e shkruan dhe pastaj ia deklamon vetes me zë, mbetet më mirë në kujtesë, sesa ajo që vetëm e lexon. Shkruaje në letër atë që e ke mësuar (drejtshkrimin ose fjalët e tua anglisht, vitet, bimët dhe çdo gjë tjetër). Deklamoja vetes me zë. Tash je marrë me tri «kanale»: të lexuarit – të shkruarit – të folurit. Kjo është më mirë për qëndrueshmërinë e detyrës së më- suar, sesa nëse ti mëson vetëm nga një kanal.

3. Më mirë e mban mend atë që mund ta konkretizosh ose ta ilustrosh përmes një skice, një vizatimi ose një diagrami, sesa atë që vetëm e ke shoshitur në kokë. Për ta bërë një skicë të mirë, duhet ta kesh kuptuar vërtet lëndën. Pra, skica të ndihmon për ta shoshitur në kokë krejtësisht saktë detyrën e mësuar. Dhe ajo është një mjet i mirë për të mbajtur në mend diçka.

4. Ndonjëherë, për të mbajtur në mend një mësim, ndihmojnë sajesat e veçanta për të kujtuar diçka. Për shembull, përmes një fjalie, njeriu mund ta shquajë mirë rendin e planetëve «Mrika e vuri në tokë macen e Jetmirit, sepse ajo urinoi natën.» (Merkuri, Venera, Toka, Marsi, Jupiteri, Saturni, Urani, Neptuni). Provoje që, sa herë harron diçka në mënyrë të përsëritur, të bësh vetë sajesa të tilla të mbamendjes!

Po ashtu, të përdorshme janë edhe vargjet e rimuara. Shembull: Një, katër, katër, katër-Skënderbeu bashkon shqiptarët në vatër (Besëlidhja e Lezhës në vitin 1444). Vargjet e tilla, falë ritmit dhe rimës, na mbeten në kokë më mirë se rregullat dhe fjalitë «normale». Gjej vetë vargje të tilla, sepse ato të ndihmojnë!

5. Në vend se të qëndrosh gjatë në tryezën e punës, është mirë që ndonjëherë për përsëritjen dhe ushtrimin të bësh si në vijim: Sillu rreth e rrotull ngadalë në dhomë, duke ia pëshpëritur vetvetes me gjysmë zëri fjalët.

6. Një këshillë për mësimin përmendsh të fjalëve në anglisht.  Shumë njerëz i mësojnë fjalët më mirë nëse ato janë përgatitur për t’u mësuar në një fjali të shkurtër apo në shprehje. Pra, mësoje jo vetëm fjalën anglisht «the night» (nata), por lidhur me të shkruaje edhe një fjali të shkurtër (p.sh., «the night is dark») dhe mësoje. Veç kësaj, krahasoje po ashtu këshillën në fund të gT8 «Puna me kartotekë mësimore»

Advertisements

Nxënia e gjuhes angleze në mënyra të ndryshme

te mesuarit anglishtanglishtNëse dëshiron të mësosh diçka vërtet me themel, më së miri është të përdorësh shumë shqisa ose «kanale». Pra, jo vetëm lexo, por po ashtu:

  • shkruaj
  • punoje një skicë, një vizatim a një tabelë
  • përmblidh diçka në kokë
  • fol me zë të ulët me vetveten, duke e ritreguar mësimin
  • tregoja dikujt mësimin
  • vepro duke provuar ose duke imituar diçka personalisht

Këtu ke tre shembuj:

1. Të nxënit e fjalëve : (për drejtshkrim ose në ndonjë gjuhë të huaj):

Jo vetëm t’ i lexosh fjalët tejetej, por gjithmonë merri tri fjalë dhe me to ndërtoje ndërtoje një fjali. Shkruaje këtë fjali dhe lexoje me zë për vete a për dikë tjetër.

2. Përgatitja e një provimi për diçka nga gjuha angleze:

Lexoje me themel çdo gjë që duhet të dish. Lexoje edhe një herë dhe nënvizoje ose ngjyrose me të verdhë çdo gjë që mendon se është posaçërisht e rëndësishme. Puno skica a skicime ku ato përshtaten. Dhe, më pas, tregoja vetes ose dikujt tjetër atë që ke lexuar.

3. Zgjidhja e llogaritjeve tekstore (llogaritje me tekst):

Lexoje saktësisht tejetej llogaritjen. Lexoje edhe një herë tejetej dhe nënvizoje ose ngjyrose me të verdhë atë që është më e rëndësishmja. Fol me zë të ulët me vetveten për atë që e di dhe atë që është kërkuar. Nëse është e mundshme, punoje për të një skicë a një vizatim.

Sfida e arsimit online

mesoni anglisht onlineUniversitetet kudo janë hedhur në zbatim të mësuarit në distancë. Kurse mesimore çdo vit e më shumë janë duke u bërë në dispozicion online. Edhe disa shkolla të larta kanë filluar të ofrojnë klasa online. Në sipërfaqe, kjo tingëllon si një ide e mrekullueshme, por para se të ndjekim një diplomë online, duhet të merret parasysh kushtet e formatit online, pasi nevojitet:

 

1. Vetë Disiplimin

Një nga favoret më të medha është fleksibiliteti. Nëse studentët kanë angazhime të punës, përgjegjësitë familjare, ose aftësi të kufizuara që e bëjnë mjediset e mësimit konvencionale e të vështirë, ata janë ende në gjendje për të përfunduar punën e tyre në kompjuter pa lënë shtëpinë. Megjithatë, në varësi të personalitetit të studentëve, të cilët duhen të jenë të disiplinuar që të ulen çdo ditë për bërjen e detyrave dhe mësuar online.

2. Kostoja e tarifes

Kostoja është një tjetër përfitim i madh i të mësuarit online. Studentët nuk duhet të jetojnë në kampus, ose të gjejnë kohë për të shkuar në klasë. Mësimet e ofruara online janë absolutisht më e lira se ato me bazë klasat. Megjithatë, një shpejtësi e lartë le idhjes së internetit është një domosdoshmëri për studentët online, siç është një kompjuter në shtëpi.

3. Eshtë një stil i caktuar i llojit të mësuarit.

Shumë ndihen të lirë në të mësuarit në internet për stile të caktuara të mësimit. Studentët duhet të punojnë me një ritëm të ngadaltë, rishikimi i mësimeve derisa ata të kenë kuptuar plotësisht mund të jetë një lloj mesimi ideal. Në të njëjtën mënyrë, studentët që mësojnë shpejt nuk janë mbajtur prapa nga ritmet e shokëve të tjerë, por janë në gjendje për të përparuar me shpejtësi më të madhe. Megjithatë, ata që kanë nevojë për bashkëveprim të përditshme me një profesor online dhe të mësojnë duke bërë shumë pyetje ku mund të gjeni forma të caktuara të mësimit online. Studentët duhet të jenë në gjendje të gjykojnë me saktësi stilin e tyre të të mësuarit.

Për gjithë ata që dëshirojnë të mësojnë gjuhën angleze online, mund te kontaktojne direkt institucionin arsimor duke i pyetur per kete mundesi mesimi.