Njohja dhe përdorimi i llojeve të ndryshme të të lexuarit ne anglisht

Te lexuarit ne gjuhen anglezeNëse ti lexon anglisht, nuk lexon gjithmonë në të njëjtën mënyrë. Varësisht prej tekstit dhe situatës, njeriu lexon ndryshe. Dallohen mënyrat e të lexuarit si në vijim:

  • leximi fluturimthi ose diagonal, përmes të cilit e krijon një ide dhe përcakton saktësisht se çka dëshiron të lexosh pastaj, Shembull: Leximi fluturimthi i një gazete. Shpesh shikohet vetëm titulli ose mestitulli dhe vetëm disa artikuj të veçantë lexohen krejt. Ngjashëm veprohet edhe me prospektet.
  • leximi zbavitës, ku nuk është e thënë doemos të kuptohet çdo detaj, Shembull: leximi i një tregimi zbavitës ose i një komedie për t’u zbavitur. Tekste të tilla mund të lexohen mirë edhe duke qenë i shtrirë në dysheme ose në shtrat.
  • leximi që i referohet një qëllimi të caktuar ose leximi kërkues, Shembull: Kërkimi i një informate në planin e udhëtimit, në leksikon ose në fjalor.
  • leximi krejtësisht i përpiktë, Shembull: Një tekst shkencor-popullarizues ose një llogaritje tekstore, që të kuptohet plotësisht në përmbajtjen e tij/saj, duhet të lexohet tejetej dhe saktësisht. Kjo bëhet më së miri duke qenë i përqendruar në tryezën e punës, aty ku ka mundësi të mbahen edhe shënime për tekstin.

E rëndësishme është që ti e di se ekzistojnë lloje të ndryshme të të lexuarit. Dhe, edhe më e rëndësishme është që ti e bën këtë si profesionistët e vërtetë: Para leximit të një teksti, shoshite mirë në mendje se cili lloj i leximit është mirëfilli i përshtatshëm.

reading 2KESHILLE:

Provoji njëherë qëllimshëm të katër llojet e leximit!

– Shfletoje fluturimthi një gazetë ose një prospekt për një informatë të caktuar.

– Shtrihu në shtrat me një tekst zbavitës dhe përpije.

– Kërkoji në fjalor tri fjalë të vështira.

– Lexoje krejt në mënyrë të përpiktë në tryezën e punës një tekst nga një libër shkollor dhe mbaj shënime për të. I vëren ndryshimet? Përdori me mend dhe qëllimshëm të katër llojet e leximit!

Advertisements

Teknika e të lexuarit në 5 hapa për të kuptuarit e saktë të tekstit ne gjuhen angleze

Lexim ne anglishtNëse vërtet duhet ose dëshiron ta kuptosh me themel një tekst ne gjuhen angleze (sepse ai i përket, për shembull, lëndës së provimit ose të intereson shumë), atëherë të ndihmon shkëlqyeshëm teknika e të lexuarit në 5 hapa. Ajo është e përshtatshme posaçërisht për tekstet shkencore-popullarizuese (p.sh., nga dituria për natyrën). Ajo, megjithatë, mund të përdoret po ashtu edhe te tekstet letrare (tregimi, romani). Kjo teknikë funksionon sipas këtyre hapave:

1. Lexoje fluturimthi tekstin dhe krijo një ide për të

Qëllimi është që të kesh një ide në vija të trasha për tekstin. Prandaj, lexoji titullin dhe të gjithë mestitujt, shikoji ilustrimet, shikoji të gjithë kapitujt veç e veç. Te librat: Lexoji rezymetë prapa në kopertinë ose në faqen e parë a të dytë të brendshme, lexoje pasqyrën e përmbajtjes, lexoje tejetej parathënien ose hyrjen.

2. Shtro pyetje për tekstin Çka do të dëshiroje të dije për tekstin dhe çka të intereson? Çka di tashmë dhe çka do të dëshiroje të dije më thellë për të? Shkruaji në një fletë pyetjet e tua dhe lë vend për pyetje të tjera.

3. Lexoje tash tekstin saktësisht tejetej Lexoje i përqendruar tekstin në tërësi.

Te tekstet ose te librat më të gjatë, ndaje atë në pjesë më të vogla, të cilat ti mund t’i zotërosh (ndarje, faqe, kapitull). Pas çdo pjese, merre fletëpyetjen e hapit 2 dhe shoshite mirë se çka mund të përgjigjesh tash. Mbase, shënoji edhe pyetjet shtesë që ta kanë tërhequr vëmendjen gjatë leximit. Te tekstet e gjata mund t’i shenjosh të rëndësishmet, ashtu siç është përshkruar në hapin 4b.

4. Shenjo të rëndësishmen, përgjigju pyetjeve, rezymoje/përmblidhe tekstin

a) Kur ta kesh përfunduar së lexuari tekstin, shikoji pyetjet e tua të hapave 2 dhe 3 dhe, nëse është e mundshme, përgjigju.

b) Shenjoje çdo gjë të rëndësishme në tekst (nënvizoje, shenjoje me laps vezullues, nënvizoje rreshtin). Eventualisht mbaj shënime anësore. Te librat, në të cilët nuk mund të shkruash, përdore lapsin ose vëre një skedë aty. «Shenijimi i së rëndësishmes në tekst; mbajtja e shënimeve anësore».

c) Hartoje një rezyme të tekstit me fjalët e tua. Kjo të ndihmon ta shoshitësh në mendje edhe një herë saktësisht krejt përmbajtjen.

5. Përsërite përmbajtjen Një apo dy ditë më vonë:

Shikoje edhe një herë tekstin me shenjime nga hapi 4. Provoje që ta riprodhosh përmbajtjen në kokë ose në letër sa më shumë që të jetë e mundshme. Kontrolloje përmes tekstit origjinal se a ke harruar diçka.

Kur ke vetëm pak kohë… …

mund të përdorësh një formë të shkurtër të kësaj metode, me të cilën, natyrisht, mëson diçka më sipërfaqësore. 60

1. Lexoje fluturimthi tekstin dhe krijoje një ide Krejtësisht njëjtë si më sipër; lexoje aty!

2. Shtro pyetje për tekstin Krejtësisht njëjtë si më sipër; lexoje aty!

3. Lexoje tekstin tejetej në themel Tekstin e gjatë ndaje në pjesë. Pas çdo pjese (ndarje, kapitull) bëje një pauzë dhe përsërite në mendje për mbajtjen.

4. Përgjigju pyetjeve të tua, përsërite tekstin në mendje Përgjigju pyetjeve nga hapi 2. Në fund, përsërite edhe një herë në mendje tekstin e plotë. Më së miri, këtë bëje së paku dy herë: Menjëherë pas leximit dhe dy ditë më vonë.