Këshilla për mësimin e vjershave ne anglisht

meso poezi ne anglishtKëshilla për mësimin e vjershave ne gjuhen angleze.

• Fillimisht lexoje me zë tejetej një ose dy herë vjershën; sqaroji të gjitha paqartësitë.

• Shoshite vjershën në mendje; mundohu të parafytyrosh diçka për çdo strofë (krijo një pamje të brendshme për çdo strofë).

• Merre strofën e parë dhe lexoja vetes edhe një herë me zë. Pastaj, deklamoji përmendsh dy vargjet e para.

• Lexoji dy vargjet e ardhshme; deklamoji tash përmendsh vargjet 1–4 (mbase duhet ta provosh këtë disa herë!)

• Merr pastaj gjithmonë dy vargje të reja dhe përsëriti vargjet tashmë të mësuara! Përpiqu që vargjet t’i deklamosh bukur dhe me forcë shprehëse!

• Nëse ke një aparat të incizimit (pajisje MP3 ose ngjashëm): Incizoje vjershën, por gjithmonë duke lënë një pauzë të gjatë para dy vargjeve. Lëshoje pastaj incizimin dhe provo që në pauzë ta deklamosh tekstin e kësaj vjershe!

Advertisements

Ushtrimi, trajnimi dhe mësimi i gjuhes angleze

mesoni anglisht ne internetKëtu gjen edhe shtatë këshilla të tjera të çmuara të nxënies për të ushtruar dhe për të mësuar përmendsh te gjuhes angleze!

1. Atë që e ushtron drejtpërdrejt para gjumit, shpesh ngulitet në kujtesë në mënyrë veçanërisht të mirë! Para se të shkosh në shtrat, përsëriti fjalët e vështira të anglishtes, vjershën që duhet ta dish në mëngjes, rendin e 12-të (1×12, 2×12 …) ose atë që zaten duhet ta mësosh. Fike dritën dhe mrekullohu të nesërmen se si e ditke befas mësimin e ushtruar!

2. Ajo që e shkruan dhe pastaj ia deklamon vetes me zë, mbetet më mirë në kujtesë, sesa ajo që vetëm e lexon. Shkruaje në letër atë që e ke mësuar (drejtshkrimin ose fjalët e tua anglisht, vitet, bimët dhe çdo gjë tjetër). Deklamoja vetes me zë. Tash je marrë me tri «kanale»: të lexuarit – të shkruarit – të folurit. Kjo është më mirë për qëndrueshmërinë e detyrës së më- suar, sesa nëse ti mëson vetëm nga një kanal.

3. Më mirë e mban mend atë që mund ta konkretizosh ose ta ilustrosh përmes një skice, një vizatimi ose një diagrami, sesa atë që vetëm e ke shoshitur në kokë. Për ta bërë një skicë të mirë, duhet ta kesh kuptuar vërtet lëndën. Pra, skica të ndihmon për ta shoshitur në kokë krejtësisht saktë detyrën e mësuar. Dhe ajo është një mjet i mirë për të mbajtur në mend diçka.

4. Ndonjëherë, për të mbajtur në mend një mësim, ndihmojnë sajesat e veçanta për të kujtuar diçka. Për shembull, përmes një fjalie, njeriu mund ta shquajë mirë rendin e planetëve «Mrika e vuri në tokë macen e Jetmirit, sepse ajo urinoi natën.» (Merkuri, Venera, Toka, Marsi, Jupiteri, Saturni, Urani, Neptuni). Provoje që, sa herë harron diçka në mënyrë të përsëritur, të bësh vetë sajesa të tilla të mbamendjes!

Po ashtu, të përdorshme janë edhe vargjet e rimuara. Shembull: Një, katër, katër, katër-Skënderbeu bashkon shqiptarët në vatër (Besëlidhja e Lezhës në vitin 1444). Vargjet e tilla, falë ritmit dhe rimës, na mbeten në kokë më mirë se rregullat dhe fjalitë «normale». Gjej vetë vargje të tilla, sepse ato të ndihmojnë!

5. Në vend se të qëndrosh gjatë në tryezën e punës, është mirë që ndonjëherë për përsëritjen dhe ushtrimin të bësh si në vijim: Sillu rreth e rrotull ngadalë në dhomë, duke ia pëshpëritur vetvetes me gjysmë zëri fjalët.

6. Një këshillë për mësimin përmendsh të fjalëve në anglisht.  Shumë njerëz i mësojnë fjalët më mirë nëse ato janë përgatitur për t’u mësuar në një fjali të shkurtër apo në shprehje. Pra, mësoje jo vetëm fjalën anglisht «the night» (nata), por lidhur me të shkruaje edhe një fjali të shkurtër (p.sh., «the night is dark») dhe mësoje. Veç kësaj, krahasoje po ashtu këshillën në fund të gT8 «Puna me kartotekë mësimore»